Si të forconi biznesin tuaj duke përdorur dëshmitë e klientëve

by Elect March 19, 2020

Kur një përdorues viziton websiten tuaj për herë të parë, cili element i bie atij më shumë në sy? Dizajni i bukur i faqes? Lehtësia për ta përdorur? Kontenti? Normalisht të gjithë këto element janë të rëndesishëm dhe krijojnë një impakt të rëndësishëm në syrin e përdoruesve, por janë dëshmitë e klientëve ato të cilat tërheqin vëmendjen e përdoruesve.

Dëshmitë e klientëve janë deklarata të dhëna nga klientë tuaj të mëparshëm mbi sa të kënaqur mbetën ata nga shërbimi dhe marka juaj.

Dëshmitë janë një mjet i rëndësishëm marketingu për të gjeneruar më shumë trafik në websiten tuaj”

Sipas studimeve një klient lexon të paktën 10 review online (dëshmi) përpara se të bëjë një blerje online ose t’i besojë një biznesi. Review-t me 5 yje e ndihmojnë shumë biznesin tuaj, por një dëshmi nga klientët në website ndikon akoma më shumë.

Jam i sigurt që të gjithe ju keni lexuar dëshmi të tilla si:

  • Dhurata të Veçanta është një dyqan i mrekullueshëm.
  • Unë kam blerë shumë gjëra tek Dhurata të Veçanta.
  • Produktet e Dhurata të Veçanta janë super.

Këto dëshmi janë shumë të thjeshta dhe nuk i tërheqin më klientët.

“Po, të shkruash dëshmitë e klientëve është shumë e vështirë.”

Si një biznes apo si një marketer ti e kupton fuqinë e dëshmive, por për ta shkruar dëshminë në formën e duhur është goxha e vështirë. Ja disa nga pyetjet që duhet t’i bëni klientit tuaj për të marr një dëshmi të plotë:

1. Cili ishte shërbimi që kërkuat dhe si jua plotësuam nevojën tuaj?

2. Pse zgjodhët biznesin tonë për këtë shërbim?

3. A e zgjidhëm problemin tuaj? Sa shpejt?

4. A mbetët të kënaqur me shërbimin e marrë?

5. A do t’ja rekomandonit biznesin tonë njerëzve të tjerë?

Dëshmitë e klientëve kanë forma të ndryshme por forma më e përdorur është ajo  e shkruar.

Shembuj të dëshmive të klientëve

“Website im i ri po u pelqen shumë përdoruesve dhe kam arritur të marr klientë të rinj. Ju këshilloj të gjithëve të punoni me agjensinë Elect.”

“Kompani shumë profesionale, trafiku në website-n tim po rritet rregullisht çdo ditë.”

“Ky është website i dytë që kemi bërë më Elect. Jemi shumë të kënaqur. Ata punojnë shpejt dhe mirë.”

“Unë rregullova website-n tim me Elect. Tani është më i shpejtë, më responsiv. Jua rekomandoj.”

Filoni TANI

Filloni të mblidhni dëshmitë tuaja. Pyesni klientët tuaj për shërbimin e marrë dhe vendoseni në website.

Tags: , ,
Social Shares

Related Articles

Leave a Comment