Faqet web nuk janë dicka që ndërtohen një herë dhe mbahen të pandryshuar. Shërbimi jonë profesional i mirëmbajtjes kujdeset për çdo aspekt të faqeve të internetit dhe kryen ndërhyrje mirëmbajtje të vazhdueshme në mënyrë që faqja e biznesit tuaj të arrij qëllimin për të cilin është ndërtuar. Shpejtësia e ngarkimit të faqeve është faktor kritik për suksesin, prandaj ne kujdesemi që ato të ngarkohen shpejt për vizitorët, çka do të ndikojë në rritjen e konvertimeve dhe të ardhurave.
Ne jemi ekspertë në zbulimin dhe përdorimin e plotë të potencialit tuaj si biznes dhe një faqe web-i e kuruar deri në detaj është një hap i sigurt drejt suksesit. Elect mbulon të gjitha aspektet duke filluar nga përditësimet, tek dizajni unik dhe çdo aspekt tjetër.
Përpara se të fillojmë të optimizojmë faqen tuaj, ne bejmë një analizë të detajuar të saj, për të mos humbur asnjë mundësi optimizimi. Pasi të jetë analizuar gjithçka nga ekspertët tanë dhe të përdoren mjetet më të mira për të gjetur problemin e performancës, hapi i rradhës është ta rregullojmë atë.
Si partneri juaj, Elect ju ofron një paktetë mirëmbajtje të personalizuar sipas nevojave të biznesit tuaj. Ka një listë të gjatë shërbimesh që duhen bërë për mbarëvajtjen e faqes suaj të web-it. Disa nga ato janë:
Shërbimet tona të mirëmbajtjes së WordPressit optimizojnë dukshëm fuknsionimin e faqes suaj web. WordPress-i juaj i ngadaltë po ju ul nga rankimet në motorët e kërkimit dhe po ju bën të humbisni shumë vizitorë. Na lejoni t’ju ndihmojmë! Ngrini shpejtësinë e faqes suaj deri në 3 sekonda kohë ngarkimi.
Pas punës sonë, biznesi juaj do të përballet me një rritje të trafikut në faqen e web-it tuaj, rritje të prezencës online të brandit dhe për pasojë rritje të të ardhurave nga veprimtaria online. Ne punojmë me teknologjitë më të fundit dhe përdorim metoda nga më të ndryshme për të plotësuar nevojat e biznesit tuaj. Kjo është arsyeja pse website juaj do shëndrohët në një nga më të mirët. Ne jemi gjithmonë gati për ju dhe për kompaninë tuaj.
Akoma keni dyshime? Na kontaktoni për një konsulencë FALAS!