Local Seo

by Elect May 01, 2020

Local SEO do të thotë optimizimi i motorëve të kërkimit lokal, aktivitet që e bën biznesin tuaj më të dukshëm në zonën ku ju operoni. Çdo biznes i cili ka një vendodhje fizike ose ofron shërbime në një zonë të caktuar mund të përfitojë shumë nga local SEO.

Sic mund ta keni vënë re kur kërkoni në Google një shërbim apo të blini një produkt një hartë me 3 biznese ju shfaqet poshtë kërkimit tuaj. Ajo njihet si “map pack” dhe tregon 3 biznese afër zonës suaj që e ofrojnë atë shërbim apo produkt: e gjithë kjo ndodh falë fuqisë së local SEO.

Si funskionon local SEO

Pas analizimit të trilliona kërkimeve nga përdoruesit, Google kuptoi që përdëruesit kërkojnë për biznese dhe shërbime afër zonës së tyre të banimit. Për këtë arsye ka integruar elementin e afrimitetit, që do të thotë se, kur ju kryeni një kërkim Google lexon vendodhjen tuaj  edhe kur ju nuk vendosni një emër qyteti në kërkim apo vendndodhjen tuaj.

Nëse ju jeni në shtëpi dhe doni të porosisni pizza, shkruani në Google keywordin “shërbim pizza” dhe do të shikoni që do ju shfaqen pizzat që ndodhen afër zonës suaj.

Nëse provoni përsëri të njëtin kërkim, por kur të jeni në një zonë tjetër , do të shikoni që rezultatet do të jenë nga biznese që ndodhen në zonën e re.

Local SEO është një shërbim i zbuluar prej shumë vitesh, por aksesi i tij ishte i limituar për shkak të përdorimit të internetit në desktop. Me zhvillimin e teknologjisë dhe pajisjen e përdoruesve me smartfonë është bërë i mundur aplikimi i këtij lloj marketingu.

Pra local SEO është një mjet shumë I rëndësishëm marketingu sidomos për bizneset të cilat duan të ofrojnë shërbimet e tyre në një audiencë mjaft të gjerë.

Për këtë arsye është e rëndësishme që strategjia juaj e local SEO të krijohet nga një skuadër me eksperiencë në fushën e SEO dhe Elect ka specialistët më të mirë të SEO në Shqipëri.

Si të dalësh I pari në local SEO

Map pack ka një algoritëm të ndryshëm nga ai i motorëve të kërkimit. Si biznes ju keni mundësinë të dilni i pari si në motorët e kërkimit ashtu dhe  në map pack. Në këtë mënyrë  do të arrini të krijoni një emër më të fortë për markën e biznesit tuaj. Local SEO është një nga format organike të marketingut.

Kompania Elect ofron specialistët më të mire të SEOs, të cilët do t’ju ndihmojnë të krijoni një strategji të përsonalizuar të SEO dhe local SEO dhe të vendosni biznesin tuaj në vendin e parë të motorëve të kerkimit dhe në map pack.

Aplikoni local SEO TANI!!!

Tani që formuat një ide sesi funksionojnë rankimet e Google, mund të filloni të analizoni prezencën e biznesit tuaj online dhe sa shumë do të zgjerohet ajo prezencë me anë të local SEO.

Rankimet më të larta të biznesit tuaj në motorët e kërkimit ju sjelin më shumë trafik, vizitorë, klientë potencial dhe klientë të sigurt.

Për më shumë informacione  mund të na kontaktoni. Elect ofron konsulencë falas.

Social Shares

Leave a Comment

GET our responsive HTML5 CSS3 website templates & Bootstrap themes!

Contact Us