Marketingu i motorëve të kërkimit (SEM) njihet gjithashtu si “reklamimi me pagesë për klikim (PPC)” dhe përfshin reklama që shfaqen në një faqe me rezultate të motorit të kërkimit. Ndërsa SEO ju ndihmon të rritni sasinë dhe cilësinë e trafikut në faqen tuaj të internetit përmes rezultateve organike të motorit të kërkimit, SEM ju ndihmon të reklamoni produktet dhe shërbimet tuaja në motorin e kërkimit. Një faqe interneti duhet të fitojë besimin e motorëve të kërkimit në fillim dhe më pas atë të audiencës së saj të synuar. Teknika më e mirë është përdorimi i SEO dhe PPC si plane paralele marketingu. Renditja e lartë, vizibiliteti online, drejtimi i trafikut, pozicionimi më i mirë i fjalëve kyçe, vizitorët e rinj dhe ata që kthehen, rritja e leads dhe e shitjeve, kontribuojnë kolektivisht në suksesin e një biznesi në internet. Në Elect, fushatat tona të marketingut dixhital ndikojnë në metrikat që kanë më shumë rëndësi!
Dëshironi të rritni biznesin tuaj në një treg konkurrues? Përgjigja është SEM! Marketingu i motorëve të kërkimit (SEM) është një nga mënyrat me kosto më të ulët. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të punoni me një ekip që kupton se si pagesa për klikim dhe mjete të tjera të optimizimit mund të funksionojnë në mënyrë efektive së bashku. Zgjidhni planet tona SEM të krijuara për të arritur qëllimet tuaja të biznesit.
Një marketing efektiv SEM përfshin më shumë se vetëm reklamimin e disa fotove. SEM është diçka komplekse dhe delikate, prandaj është e rëndësishme të studiohet mirë. Shërbimet tona SEM përfshijnë:
Prezantojini shërbimet dhe produktet tuaja në më shumë se 1 miliard përdorues duke përdorur shërbimet tona pay per click network. Ne ndjekim, analizojmë dhe optimizojmë fushatat sipas nevojës së biznesit tuaj.
Analizimi i biznesit dhe konkurencës. Kryerja e kontrolleve të vazhdueshme, përmirësim i fjalëve kyçe dhe monitorimi i konkurencës.
Optimizimi i website-it duke përmirësuar fjalët kyç, linket e brendshme, përshkrimin meta dhe shumë të tjera.
Ne përzgjedhim menyrën e reklamimit Search – Display – Shopping, bazuar në qëllimet e biznesit tuaj, për të pasur rezultatet e duhura.
Përcaktimi i një strategjie ideale dhe unike për biznesin tuaj.
Konvertim i optimizuar. Monitorimi i përformancës së fushatave dhe ndryshimi i tyre kur është i nevojshëm për bids, reklamat dhe faqet kryesore.
Raportim i rregullt mbi performancën e fushatave.
Pas punës sonë, biznesi juaj do të përballet me një rritje të trafikut në faqen e web-it tuaj, rritje të prezencës online të brandit dhe për pasojë rritje të të ardhurave nga veprimtaria online. Ne punojmë me teknologjitë më të fundit dhe përdorim metoda nga më të ndryshme për të plotësuar nevojat e biznesit tuaj. Kjo është arsyeja pse website juaj do shëndrohët në një nga më të mirët. Ne jemi gjithmonë gati për ju dhe për kompaninë tuaj.
Akoma keni dyshime? Na kontaktoni për një konsulencë FALAS!