Pse Rrjetet Sociale Janë të Domosdoshme?

by Elect April 13, 2020

Marketingu në rrjetet sociale është një nga format e marketingut që  po lulëzon së fundmi mbi format e tjera. Por pse po ndodh kjo? Pse kompanitë po shpenzojnë shuma të mëdha për rrjetet sociale? Rrjetet sociale përdoreshin gjerësisht nga bizneset për të gjeneruar trafik tek postimet dhe websitet e tyre duke shpresuar në gjenerimin e shitjeve, por tani rrjetet sociale kanë evoluar. Ato tashmë ndihmojnë për të monitoruar klientët tuaj, cfarë ata pëlqejnë, cilat produkte preferohen më shumë, etj. Bizneset të cilët duan të zgjerojnë audiencën e tyre krijojnë ads të targetizuara drej një audience të re. Këto njihen ndyshe edhe si manaxhimi i rrjeteve sociale.

5 elementët kryesor në marketingun e rrjeteve sociale

Social Media Strategy

Strategjia

Përpara se të postoni në rrjetet sociale duhet të ndërtoni një strategji. Cfarë po përpiqeni të arrini? Cilat janë qëllimet e biznesit tuaj? Disa kompani i përdorin rrjetet sociale për të rritur numrin e shitjeve, ndërsa të tjera i përdorin ato për të rritur emrin e markës së tyre.

Çfarë lloj kontenti dëshironi që audienca juaj të arrijë? Çarë i tërheq ata më shumë? Fotot, videot, linqet? Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, ju duhet t’i provoni këto postime, më pas mund t’i përshtasni postimet sipas performancës.

Në cilat nga platformat duhet të fokusoheni? Ka shumë platforma rrjetesh sociale, por e rëndësishme është që në fillim të fokusoheni tek disa dhe aty të postoni rregullisht.

Postimi

Të postosh në rrjetet sociale është shumë e lehtë. Njësoj siç mund të postoni në instagramin tuaj personal. Por postimet duhet të jenë konsitente, të planifikuara dhe tërheqëse për syrin e audiencës suaj.

Angaxhimi

Kur ju jeni të rregullt më postimet tuaja në rrjetet sociale, gradualisht audienca juaj do të rritet bashkë me imazhin tuaj. Disa do të komentojnë poshtë postimeve, disa do t’ju bëjnë tag dhe disa të tjerë mund edhe t’ju shkruajnë personalisht.

Analitika

Sapo të filloni të postoni në rrjetet sociale, do të doni të dini sa po funksionon marketingu juaj aty. A po zgjerohet audienca juaj? Rrjetet sociale tashmë të ofrojnë një nivel bazik të dhenash, por për një informacion më të detajuar këshillohet përdorimi i mjeteve analitike.

Reklamimi

Pasi të arrini të krijoni personalitetin tuaj në rrjetet sociale, mund të filloni të përdorni ads-at në rrjetet sociale. Këto reklama janë aq të fuqishme sa ju mund të targetizoni një audiencë shumë specifike për biznesin tuaj. Ju mund të zgjidhni moshën, gjininë, interest apo të dhënat demografike  të audiencës së cilës do t’i shfaqen këto reklama..

Siç mund ta shikoni rrjetet sociale po evolojnë dita ditës: shumë shpejt pritet që ky lloj marketingu të mbizotërojë mbi llojet e tjera të marketingut. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të filloni të krijoni prezencën tuaj  në rrjetet sociale. Për më shumë informacione ju mund të na kontaktoni dhe Elect do t’ju ndihmojnë në çdo proçes.

Social Shares

Leave a Comment

GET our responsive HTML5 CSS3 website templates & Bootstrap themes!

Contact Us